Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus përbrenda 24-orëve të fundit.
Në njoftimin e fundit, MSH bën të ditur se 20 qytetarë janë shëruar nga Covid-19,
Raporti i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 872.
















