Duke ndjekur hapat e Facebook dhe Google, Twitter mendohet se po planifikon të ndalojë reklamat për kriptomonedhat dhe ofertat fillestare të monedhave (ICO).
Në janar, Facebook ndaloi reklamat për monedhat Bitcoin në një përpjekje për të luftuar tregtarët mashtrues, ndërsa Google bëri të njëjtën gjë javën e kaluar.
Sipas Sky News, politikat e reja të marketingut do të ndalojnë reklamat në mbarë botën për ICO-të dhe kuletat e kriptomonedhës.
Twitter gjithashtu mund të ndalojë reklamat për shkëmbime kriptomonedhash, por me disa përjashtime të mundshme. Ndalimi mund të fillojë brenda dy javëve.
Ky nuk është hapi i vetëm që Twitter ka marrë për të ndaluar mashtrimet në lidhje me kriptomonedhat: burime thonë se do të fillojë të mbyllë llogaritë e përdoruesve që kërkojnë shuma të vogla të kriptomonedhave ndërsa imitojnë persona të famshëm. /PCWorld Albanian