Samsung mund të bëhet gjigandi më i fundit i teknologjisë që hip në vagonin e blockchain. Raportohet se kompania ka filluar prodhimin e ASIC, një hardueri të specializuar në bitcoin dhe monedha kriptografike.
Marrëveshja do të shikonte Samsung të furnizonte një prodhues Kinez të panjohur me harduer që Janari sipas një raporti të The Bell.
Raporti vijon më tutje duke thënë se gjigandi i teknologjisë do të fillojë prodhimin në masë.
Ndërsa lëvizja mund të duket e papritur, gjigandi Korean ka shprehur edhe në të kaluarën interes për harduerët blockchain.
Madje Samsung kishte demonstruar 40 Galaxy S5 në Tetor si një minierë për prodhimin e monedhave kriptografike.
Gjithashtu pritet që ky hap i Samsung të nxisë gjigandë të tjerë të teknologjisë të prodhojnë produkte blockchain. /PCWorld Albanian