Rap këngëtari kosovar që po financon ISIS-in

19.06.2015 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rap këngëtari kosovar që po financon ISIS-in
Një këngëtar i muzikës rap, të cilin revista zvicerane “Die Weltwoche” e quan me emrin Rilind, mund të jetë i përzier në mbështetjen financiare për organizatën terroriste ISIS.
Njerëz me pantallona të shkurtra e mjekra të gjata, me shikim të errët dhe me buzëqeshje të zorshme duke qëndruar para një stende me Kuran: pamje të tilla shihen gjithnjë e më shpesh edhe në Zvicër.

Bëhet fjalë për aktivistët e fushatës “Lies!” (“Lexo!”), të cilën e ka nisur në gjermani Ibrahim Abou-Nagie.

Nga mediat gjermane ai quhet predikues i urrejtjes dhe vëzhgohet nga autoritetet e sigurisë në Gjermani.

Qëllimi i fushatës “Lies!” është të shpërndajë në Gjermani dhe së fundi në Zvicër Kuranin gjoja me qëllim të informimit të njerëzve me fenë islame.

Por, sipas një raporti të revistës zvicerane “Die Weltwoche”, qëllimi i fushatës nuk është popullarizimi i fesë islame, por përhapja e fanatizmit fetar që buron nga selafizmi (ose vahabizmi).

Shumica e personave që kanë shkuar nga Zvicra në Siri apo Irak për të luftuar për ISIS-in kanë qenë ose aktivistë ose të afërt me lëvizjen “Lies!”.

Dy prej tyre madje kanë shpërndarë Kuranë në qytetin e Winterthurit, që konsiderohet si pikë e nxehtë e radikalëve fetarë.

Sipas një analize të shërbimit sekret gjerman çdo i pesti luftëtar i ISIS-it nga Gjermania mendohet se është radikalizuar nga aksioni “Lies!”.

Deri më tani dihet për katër të rinj nga Winterthuri që kanë ikur nga shtëpitë dhe kanë shkuar në Siri apo Irak. Dy prej tyre janë shqiptarë, motër e vëlla.

Në numrin e së enjtes, revista “Die Weltwoche” e Zürichut, e cila ndjek një kurs të ashpër kundër të huajve dhe refugjatëve, bën publike detaje nga biseda që një gazetar i saj ka zhvilluar me një person që mban një faqe në Facebook, ku shprehen simpati për ISIS-in.

Ky person citohet të ketë thënë se ekziston një xhirollogari, në të cilën mund të derdhen para për mbështetjen e aksionit “Lies!”, por edhe për ISIS-in.

Gjithnjë sipas këtyre informacioneve, pronar i xhirollogarisë është një këngëtar i muzikës rap, të cilin revista e quan me emrin Rilind, një “18-vjeçar me prejardhje kosovare”.

“Weltwoche” ka mësuar se ky i ri një kohë ka ushtruar në qendrën e fitnesit të Valdet Gashit, kampion i dyfishtë i botës në tai-boks dhe tani luftëtar i ISIS-it. Qendra e fitnesit gjendet po ashtu në Winterthur. Gashi është rritur në Singen të Gjermanisë.

Dhjetorin e kaluar parlamenti zviceran ka miratuar një ligj mbi ndalimin e grupeve si ISIS dhe al-Kaida.

Kush merr pjesë në këto organizata nga territori i Zvicrës, kush i mbështet ato me personel apo materialisht, kush organizon aksione propagandistike për qëllimet e këtyre organizatave terroriste, kush bën reklamë për to mund të dënohet deri me pesë vjet burg apo me gjobë. (DialogPlush.ch)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së