Ramushi i bashkoj shqiptarët në Francë, tani Kosova duhet ta nderojë atë

E publikuar: 15/05/2017 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hajrush Azemi i cili është nënkryetar i AAK-së, për Strasburg – Francë, thotë se ndihem shumë krenar që jam pjesë e AAK-së dhe e liderit Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj na bashkoj 6500 Shqiptar në Strasburg dhe ne të gjithë shqiptarët jemi të bashkuar që t`ja japim besimin për Kryeministër të Kosovës një njeriut bashkues dhe çlirues të popullit tonë” shprehet Hajrush Azemi.

Hajrushi thotë se fituesi i tri betejave dhe mbrojtësi i tri betejave të popullit tonë gjatë qëndrimit të tij në Francë, e ka dëshmuar vlerën më sublime për një Kosovë të ndritur me Ramushin kryeministër e them këtë sepse gjatë të gjithave seancave që u zhvilluan në Francë kundër Ramushit kam qëndruar aty dhe nga afër e kam ndje thellësisht trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e Ramushit për Kosovën shprehet ai.

“Tani është radha që populli ynë këtë sakrificë dhe trimëri në tri beteja ta bëjnë Ramush Haradinajn kryeministër të Kosovës. Kam ardhë në Kosovë dhe do të qëndroj i pa lodhur siç qëndroj Ramushi, bashkë me miq e familjar që Kosova ta ketë një kryeministër të vendit siç e donë Evropa e bota, një njeri që as jetën nuk e kursen për atdheun e vet e ky është Ramush Haradinaj” mendon Hajrush Azemi./rajonipress/