Ramush Tahiri, njohësi i çështjeve politike për gazetën online Infosot, ka thënë se Gjykata Kushtetuese mund të vendos se Dekreti i Presidentit është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërsa vendimin për pezullim nga Gjykata Kushtetuese e sheh si të pritshëm.
“Pa paragjykuar unë mendoj se Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit do të vendos se Dekreti i Presidentit të Kosovës për dekretimin e propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që për Mandatar për formimin e Qeverisë të jetë Avdullah Hoti është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa pretendimet e Lëvizjes Vetvendosje si parti fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019 me të cilat e kundërshton dekretin nuk qëndrojnë sepse në demokracitë parlamentare Qeverinë gjithëmon e krijon shumica parlamentare ndërsa subjekti politik fitues me Kushtetutë e ka të garantuar se e merr mandatin e parë pas qertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve por ai nuk e bënë Qeverinë pa i siguruar votat e nevojshme në Kuvend, sepse Kuvendi me shumicë votash, së paku 50 për qind plus 1 e voton dhe e zgjedhë Qeverinë e Republikës së Kosovës e jo populli në zgjedhjet e drejtëpërdrejta. Në historinë parlamentare nuk njihet rast e as që ka shembull që partia ose koalicioni fitues edhe nëse i ka 49 për qind të votave përkatësisht të vendeve të deputetëve në Kuvend mund ta bëjë Qeverinë pa i pasë votat e nevojshme që është më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve të deklaruar me votë, duke konsideruar se e drejta për me e pasë mandatin nuk do të thotë edhe e drejtë se patjetër e realizon sukseshëm mandatati se kjo nuk bëhet me dekretim të presidentit, e as me drejtën e të parit po me aktin e votimit në Kuvend”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka shtuar se Vetëvendosje nuk ka mundësi ta bllokoj zgjedhjen e Qeverisë së re, dhe as t’i kërcënoj partitë e tjera që të bëjnë koalicion me te.
“Në rastin konkret Vetëvendosje nuk mundet me blloku zgjedhjen e Qeverisë së re sepse i ka veq 30 deputetë që është një e katërta e numrit të përgjithshëm e përfaqsuesve të zgjedhur të popullit. Vetvendosje nuk mundet as me detyrim ligjor apo kushtetues t’i detyrojë partitë e tjera të bëjnë koalicion me te nën kërrcnimin se e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme e as nuk mund t’i detyroj partitë e tjera që pa Vetvendosjen të mos mund ta formojnë dhe votojnë Qeverinë. Në të kundërtën një presedan i tillë do të humbiste parimin e zgjedhjeve të përgjithëshme, të votimit të përfaqsuesve të popullit në Kuvend dhe të barabarësisë së mandatit të të gjithë deputetëve dhe të votës së tyre të lirë e të ndërgjegjëshme sepse do të ishte e padrejtë që vota e deputetëve të subjektit politik fitues në këtë rast të Vetvendosjes të ishte e barasvlefshme me votën e të gjithë deputetëve të Kuvendit, pra një e katërta të ishte e barabartë me tri të katërtat e të gjithë deputetëve të Kuvendit”, ka thënë për Infosot.
Shkrimi i plotë për Infosot:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e Dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Mandatarit për formimin e Qeverisë Avdullah Hoti konsiderohet i pritshëm dhe i drejt dhe e vetmja mënyrë në situatën aktuale që i krijon kushtet të gjendjet zgjidhja e përshtatshme dhe e ligjshme e vlerësimit të kushtetutshmërisë së vet dekretit dhe të procedurave e veprimeve për formimin e Qeverisë me votim nga Kuvendi i Kosovës pas shkarkimit me mocion votëbesimi.
Gjykata ka kërkuar nga palët, nga Kryeministri, Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, nga deputetët nga Avokati i popullit që të dërgojnë, komentet, materialet, argumentet për prëtendimet e tyre për Dekretin e Presidentit deri më 8 maj, ndërsa Gjykata e ka pezulluar Dekretin dhe pasojat që dalin deri më 29 maj. Gjykata Kushtetuese mundet në ndërkohë edhe para këtij afati të merr vendimin duke dhënë interpretimin e Kushtetutës për këtë çështje. Masa e përkohëshme është e domostoshme në raste të tilla sepse ndalon çdo veprim të palëve e cila do të kishte mundur të prodhonte efektin e aktit të kryer ose do të ndikonte në çfardo forme në lëndën që është në shqyrtim. Pra si masë e përkohëshme është krejtësisht neutrale kundrejt edhe palëve dhe kundrejt edhe aktvendimit përfundimtar të Gjykatës dhe nuk ka vend për eufori ose shpallje të fitores sepse qenka pranuar kërkesa e Vetëvendosjes, sepse kjo është një procedurë normale në këto raste që kërkohet masa e përkohëshme e pezullimit, aq më parë që mbledhja e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së koalicionit LDK-AAK-NISMA-AKR-lista Serbe dhe Minoritetet ishte caktuar të mbahej me 2 maj 2020 e që vendimin e Gjykatës do ta bënte prapaveprues ndërsa Vetvendosjen dhe Qeverinë Kurti do ti vënte në një pozitë të papërshtatshme pasi nuk ishin të pajtimit që funksionin ta lëshojnë pa e marrë vendimin Gjukata Kushtetuese.
Kjo ka ndikuar që tensionet ndrmjet palëve të bien që atmosfera të qetësohet dhe që institucionet t’i kthehen me përkushtim punëve të përditëshme sidomos asaj kryesore luftimit të pandemisë së koronavirusit si qëllim dhe prioritet i shoqërisë kosovare. Të gjithë pajtohen që heqja e Qeverisë Kurti dhe zgjedhja e Qeverisë Hoti, në këtë kohë ndoshta nuk do të ishte gjetja më fatlume edhepse plotësisht legale dhe legjitime, për faktin se janë ditët dhe javët kyqe në kapërcimin e pandemisë dhe në nisjen e lëhtësimit të masave të pandemisë e vlerësim është se kjo punë po bëhet mirë dhe do të ishte e pafalshme që për arsye politike të bëhen gabime në menagjim të situatës dhe eventualisht të rrezikohej shëndeti i qytetarëve.
Pritet që në afatin e përcaktuar do të merret Aktvendimi i Kushtetuetes dhe në fillim të qershorit të kemi zgjedhjen e Qeverisë me Kryeministër Avdullah Hotin, nga Kuvendi i Kosovës, e deri në atë kohë edhe lehtësimin e masave të shtrëngimit dhe nisjen e kthimit në normalitet të jetës dhe të punës.
Pres që të gjitha palët të pajtohen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta rrespektojnë e zbatojnë atë ashtu si edhe u pajtuan për masën e përkohëshme të pezullimit të dekretit, dhe të mos ketë demonstrata e protesta për një çështje e cila është krejt kushtetuese e juridike, me faktin se çështja politike iste zgjidhur në mbledhjen e Kuvendit më 25 prill kur me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve i ishte shprehur mosëbesim Qeverisë aktuale.
Pa paragjykuar unë mendoj se Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit do të vendos se Dekreti i Presidentit të Kosovës për dekretimin e propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që për Mandatar për formimin e Qeverisë të jetë Avdullah Hoti është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa pretendimet e Lëvizjes Vetvendosje si parti fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019 me të cilat e kundërshton dekretin nuk qëndrojnë sepse në demokracitë parlamentare Qeverinë gjithëmon e krijon shumica parlamentare ndërsa subjekti politik fitues me Kushtetutë e ka të garantuar se e merr mandatin e parë pas qertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve por ai nuk e bënë Qeverinë pa i siguruar votat e nevojshme në Kuvend, sepse Kuvendi me shumicë votash, së paku 50 për qind plus 1 e voton dhe e zgjedhë Qeverinë e Republikës së Kosovës e jo populli në zgjedhjet e drejtëpërdrejta. Në historinë parlamentare nuk njihet rast e as që ka shembull që partia ose koalicioni fitues edhe nëse i ka 49 për qind të votave përkatësisht të vendeve të deputetëve në Kuvend mund ta bëjë Qeverinë pa i pasë votat e nevojshme që është më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve të deklaruar me votë, duke konsideruar se e drejta për me e pasë mandatin nuk do të thotë edhe e drejtë se patjetër e realizon sukseshëm mandatati se kjo nuk bëhet me dekretim të presidentit, e as me drejtën e të parit po me aktin e votimit në Kuvend. Në rastin konkret Vetëvendosje nuk mundet me blloku zgjedhjen e Qeverisë së re sepse i ka veq 30 deputetë që është një e katërta e numrit të përgjithshëm e përfaqsuesve të zgjedhur të popullit. Vetvendosje nuk mundet as me detyrim ligjor apo kushtetues t’i detyrojë partitë e tjera të bëjnë koalicion me te nën kërrcnimin se e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme e as nuk mund t’i detyroj partitë e tjera që pa Vetvendosjen të mos mund ta formojnë dhe votojnë Qeverinë. Në të kundërtën një presedan i tillë do të humbiste parimin e zgjedhjeve të përgjithëshme, të votimit të përfaqsuesve të popullit në Kuvend dhe të barabarësisë së mandatit të të gjithë deputetëve dhe të votës së tyre të lirë e të ndërgjegjëshme sepse do të ishte e padrejtë që vota e deputetëve të subjektit politik fitues në këtë rast të Vetvendosjes të ishte e barasvlefshme me votën e të gjithë deputetëve të Kuvendit, pra një e katërta të ishte e barabartë me tri të katërtat e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Po të ishte ashtu edhe Qeveria Kurti do të ishte Krijuar vetëm me Ministra të Lëvizjes Vetëvendosje pa pasur nevoj për ministra të partive partnere të koalicionit qeverisës.