Ramush Tahiri akuzon PAN’in se shkeli Kushtetutën pse nuk propozoi

E publikuar: 27/08/2017 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politologu Ramush Tahiri e ka konsideruar si shkelje kushtetuese qëndrimin e PAN’it për të mos e kandiduar asnjë deputet për Kryetar të Parlamentit.

Ai ka thënë se arsyetimi i tyre se nuk i kanë numrat është joligjor dhe me këtë rast po e pengojnë formimin e institucioneve.

“PAN e ka të drejtën, por edhe obligim kushtetues e ligjor që të propozojë ne seancën konstitutive një kandidat për kryetar dhe një kandidat për nënkryetar, sepse është koalicion parazgjedhor që ka dalë i pari me më shumë vota”, ka thënë Tahiri, i cili më herët kishte qenë Këshilltar i Presidentes Jahjaga.

Koalicioni PAN në seancën e fundit nuk propozoi kandidati për kryeparlamentar. Dhanë arsyetime se nuk i kanë numrat. Ndërkohë, partitë tjera kërkuan të ndërrohet kandidati për këtë pozitë pasi Kadri Veselin nuk e votojnë.

Krejt këtë situatë, Tahiri shkelje kushtetuese të PAN’it.

“Ky koalicion duke mos dhënë propozimet me një arsyetim joligjor është duke bërë shkelje kushtetuese edhe për faktin se është duke e penguar dhe është duke e pamundësuar krijimin e institucioneve shtetërore të dala nga zgjedhjet parlamentare te 11 qershorit”, ka deklaruar Tahiri, për botasot.