Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Ernest Luma përfundimisht është larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Largimin e tij e ka bërë përmes një letër dorëheqje, me të cilën e ka njoftuar Kryetarin e AAK’së.
Luma nuk ka treguar arsyet e largimit, por, burime të Express, kanë treguar se gjuha e përdorur nga lideri i AAK’së, kohëve të fundit, kanë qenë arsyet e largimit.
Luma, ka mbajtur pozita të rëndësishme në AAK. Ka qenë Zëdhënës i kësaj partie deri në zgjedhjet e fundit.
Në letrën e dorëheqjes, Luma u ka dëshiruar suksese kolegeve partiak.
AAK, është në mandatin e tretë si parti opozitare. Ka humbur pushtetin në shumicën e komunave të Kosovë derisa nën udhëheqje ka vetëm Junikun, Deçanin e Obiliqin. Ka vetëm 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Më herët nga AAK është larguar edhe njëri prej udhëheqësve të kësaj partie, Blerim Shala.