Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka komentuar disa nga figurat kryesore politike.
Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi ka bërë disa punë të mira për Kosovën siç ishte shpallja e Pavarësisë dhe disa investime në infrastrukturë e në veçanti ndërtimi i “Rrugës së Kombit”.
Ai ka thënë se disa nga gabimet e Thaçit janë pranimi i vendosjes së fusnotës së famshme te emri i Kosovës në përfaqësim ndërkombëtarë dhe votimi i Gjykatës Speciale.
Duke folur për figurën e Albin Kurtit, Haradinaj ka thënë se Albini i fushatës me Albinin e vërtet janë dy persona të ndryshëm.
“Albin Kurti do të del në qeverisje i dobët.
Qeverisja është luftë me zbatimin”.I pari i AAK-së ka thënë se me rezultatin e ngushtë që ka marrë Vetëvendosje ajo duhet të gjej modalitetet me LDK-në për bashkëqeverisje.

















