Ramush Haradinaj thotë se Blerim Shala nuk ka qenë kurrë aset i ndërtimit të partisë (Video)

E publikuar: 08/04/2015 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka thënë se Blerim Shala nuk ka qenë asnjëherë aset për ndërtimin e partisë.

Ramush Haradinaj nuk mërzitet që njerëzit po i ikin nga partia. Duke folur për largimin e Blerim Shalës nga AAK, ai ka thënë se Shala nuk ishte asnjëherë aset për ndërtimin e partisë.

“Kohëzgjatja e madhe në opozitë e këto me siguri e kanë lodhë atë, i kanë lodhë tjerët që është e kuptueshme, por nuk është aset për ndërtim të partisë ta keni parasysh, nuk është i dobishëm për tema qeverisëse. Të them të drejtën unë nuk jam mërzitë, që ka shku z.Shala as që ka shku znj.Tërmkolli edhe në rast se ka të tjerë që dojnë me shku derëa është çelë”, tha Haradinaj në emisionin ‘Rubikon’ të KTV’së.