Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin (FOTO)

E publikuar: 27/07/2017 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, është takuar Labinot Tahirin, tashmë deputetin e zgjedhur nga radhët e Aleancës Kosova e Re.

Ka qenë Tahiri, ai i cili gjatë gjithë ditës është komentuar për atë se a do ta votojë Haradinajn për kryeministër, pasi ka qenë konfuz në deklaratën e tij para mediave.

Megjithatë duket se një takim tashmë ka ndodh ndërmjet Haradinajt dhe Tahirit, detajet e të cilit nuk dihen akoma, njofton Klan Kosova.

Por vetëm pak momente më parë, vetë nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se asnjë nga deputetët e koalicionit LAA nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe as Veselin për kryetar kuvendi, përfshirë këtu edhe deputetin Tahiri.