Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin

E publikuar: 14/07/2017 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj po vazhdon përpjekjet e tij për sigurimin e numrave të nevojshëm për miratimin e Qeverisë së tij nga deputetët e Kuvendit.

Burime të gazetës ‘Zëri’ konfirmojnë se në këto momente kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me deputetin e LAA-së, Labinot Tahiri në Hotel “Emerald”.

Në këtë takim po merr pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Megjithëse nuk dihet tema e diskutimit, kjo bisedë në këto momente lë të kuptohet se ata janë duke biseduar në lidhej me krijimin e Qeverisë së ardhshme për të cilën Haradinaj ka thënë se do të formohet javën që vjen.

Jo zyrtarisht “Zëri” merr vesh se deputeti i AKR-së, i cili është pjesë e koalicionit LAA, Labinot Tahiri, është njëri nga deputetët që do të votojë pro qeverisë Haradinaj në seancën për krijimin e Qeverisë.