“Zaten divergjencat u trashëguan edhe nga lufta se cili të shfaqet më lider, por Hashimi arriti ta privojë me dinakërinë e tij. Akuzat për haraç dhe kaucion kanë ardhur direkt nga njerëz të PDK-së, ndërkohë që AAK politikisht ka qëndruar indiferente karshi PDK-së, nga mungesa e horizontit politik”, ka thënë Mehmeti për gazetën “Bota sot”. Ai ka thënë, se shpreson që Haradinaj të mos bie më në kurthin e Thaçit, ndryshe sipas tij, ai do të përdoret nga ky i fundit për të përforcuar veten e rrjedhimisht për ta dobësuar atë.
Gjykata në Colmar të Francës gjatë ditës së djeshme mori vendim që ta lirojë me kusht, liderin e partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Edhe pse autoritet serbe dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”, gjykata franceze vendosi lirimin me kusht të Haradinajt, vendim ky që u mor pas seancës së parë dëgjimore.
Haradinaj ishte arrestuar me 4 janar ne aeroportin e Bazelit derisa ishte duke udhëtuar për SHBA.
Shpërthejnë akuzat PDK-AAK
Inaugurimi i Presidentit të ri amerikan Donald Trump, është bërë objekt për akuza dhe kundër akuza ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe presidentit Hashim Thaçi.
Ditë më parë, zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj i ka konfirmuar gazetës “Bota sot” se në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar, është i ftuar lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj. AAK madje ka publikuar në rrjetet sociale ftesën për të cilën pretendon të jetë dërguar nga stafi i presidentit Trump. Por, Presidenti Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, u është kundërpërgjigjur zyrtarëve të AAK-së, duke thënë se në këtë inaugurim nuk është i ftuar asnjë zyrtar nga Kosova.
“ Unë këtu jam në vizitë zyrtare dhe jo për inaugurim. Shtetet do të përfaqësohen vetëm nga ambasadorët dhe asnjë delegacion i huaj nuk ftohet të marrë pjesë, as nga Kosova, as nga vendet e tjera”, ka thënë Thaçi. Ai madje ka hedhur akuza se disa zyrtarë po blejnë ftesat. “Në ceremonitë private mund të marrë pjesë kush të dojë. Disa janë të hapura, disa me bileta deri në 500 dollarë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Lidhur me lojën për ftesat për inagurimin e njeriut më të fuqishëm në botë, analistët politikë kanë thënë se burimi i përçarjeve mes AAK-së dhe PDK-së është trajtimi që i është bërë Ramush Haradinajt gjatë kohës së luftës, pas saj dhe sidomos pas përmbushjes së obligimit ligjor për ballafaqim me Gjykatën e Hagës.
Thaçi e Serbia, prapa arrestimit të Haradinajt
Sipas analistit Arber Gashi, e gjithë kjo histori e prapaskenave ka një emërues të përbashkët dhe ky është Hashim Thaçi, Presidenti i fusnotës, demarkacionit dhe Asociacionit “Serbia e madhe”.
Duke folur për gazetën “Bota sot”, Gashi ka thënë se bashkëpunimi i Hashim Thaçit me strukturat e zeza të Serbisë dhe ish-sigurimit të Enver Hoxhës kundër shqiptarëve, nuk përbën ndonjë risi, përpos te ata ose ato që për privilegje minore ia kanë kthyer shpinën të vërtetës dhe manipulojnë opinionin publik.
Sipas tij, Ramush Haradinaj nuk është ndaluar rastësisht. “Pas kësaj ndalese qëndron një plan i detajuar veprimi, i miratuar nga strukturat kriminale të Hashim Thaçit dhe Edvin Ramës. Ramushi, në planet e dorës së zezë serbe dhe shqiptare, nuk është më i “rëndësishëm” se Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Fatos Klosi dhe Fatos Nano. Prandaj, sakrifikimi i planifikuar i Ramush Haradinajt nuk është rastësi”, ka thënë Arber Gashi.
Përçarjet, zakon i shqiptarëve
Ndërsa, analisti Rexhep Shahu mendon se ky është një zakon shqiptarësh se kush me i hy në gji Sulltanit të kohës. Ai ka thënë për “Bota sot” se shqiptarët gjithmonë kanë bërë kështu, duke filluar nga Sulltani, Moska, Kina e deri te Amerika.
Sipas tij, kjo ndodh, sepse liderët tanë kur janë nëpër poste, kujtojnë se janë zemra apo qendra e botës dhe se ajo sillet rreth tyre. “Lakmia për pushtet i njeh dhe i pranon si normalitet të anormales këto dukuri, ngjarje fenomene”, ka thënë Shahu.
Mendim më ndryshe ka dhënë politiologu Faton Mehmeti, sipas së cilit zanafilla e përplasjeve ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, daton qysh nga viti 2004, kur kjo e fundit bëri koalicion me LDK-në, për ta lënë Thaçin në opozitë.
Por, Mehmeti ka thënë, se Thaçi ka arritur ta djeg Haradinajn me tepihun e kuq, për të cilin lideri i AAK-së, më vonë e pranoi se u tradhtua nga mikpritja e tij. “Zaten divergjencat u trashëguan edhe nga lufta se cili të shfaqet më lider, por Hashimi arriti ta privojë me dinakërinë e tij. Akuzat për haraç dhe kaucion kanë ardhur direkt nga njerëz të PDK-së, ndërkohë që AAK politikisht ka qëndruar indiferente karshi PDK-së, nga mungesa e horizontit politik”, ka thënë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.
Ai ka thënë, se shpreson që Haradinaj të mos bie më në kurthin e Thaçit, ndryshe sipas tij, ai do të përdoret nga ky i fundit për të përforcuar veten e rrjedhimisht për ta dobësuar atë.
“Zilia e Hashimit se dikush do të jetë më lider se ai në Kosovë, është një sëmundje e diktatorëve, të cilët nga paranoja se mos humbin pushtetin bëjnë edhe marrëzira, siç ishte reagimin me nervozizëm dhe i pakontrolluar i Hashimit nga ftesës së Trumpit për Ramushin”, ka theksuar tutje Mehmeti. Përkundër ftesës, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk do të mund të marr pjesë në inaugurimin e Trumpit, për shkak të ndalesës nga autoritetet franceze me një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

















