Haradinaj e quajti Zariqin si bashkëudhëtar politik në rrugën e Kosovës për liri dhe veprimtar që i ka dhënë shumë Kosovës. Për të Xhaviti është realja e Ferizajit.
“Xhavit Zariqi, është ekonomist me profesion, veprimtar i shumë proceseve deri në lirinë e Kosovës, pjesëmarrës në luftë, i burgosur politik, i angazhuar për Ferizaj dhe atdheun. Xhaviti besoj që është vërtet realja e Ferizajit, sepse ai i ka përcjell të gjitha temat, proceset e don Ferizajin, prandaj edhe u bënë zgjidhje qytetarëve” ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, kandidati për Ferizaj, Xhavit Zariqi, e quajti nder, bashkëpunimin me Ramush Haradinajn.
“Jam i lumtur që bashkëudhëtoj dhe jam rendit në krahun e Ramush Haradinaj, drejt ndërtimit dhe forcimit të institucioneve të Kosovës” është shprehur Zariqi./Indeksonline/
















