Ramush Haradinaj pret Rita Orën: I dhuron hartën e Kosovës /VIDEO

E publikuar: 17/02/2018 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak minuta me parë, Rita Ora është pritur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas konferencës për medie, këngëtarja shkoi në takim te Haradinaj i cili e priti atë dhe i dhuroi një hartë të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“E falënderoj nga zemra për ardhjen, për këtë mundësi me qenë bashkë. Kosova është me fat që në 10 vjetorin e pavarësisë me ne është ylli ynë dhe i botës , e falënderoj nga zemra që ka ardhur”, tha Haradinaj dhe pastaj i dhuroi asaj hartën.

E emocionuar, Rita falënderoi kryeministrin “Faleminderit shumë”. /Lajmi.net/