Vetëm një ditë pas protestës së opozitës sot u takuan Kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i AAK’së Ramush Haradinaj. Pas këtij takimi lideri i AAK’së tha se nuk kanë folur për protestën.
Megjithatë u tha se biseda mes tyre nuk kishte të bënte asgjë me protestën e opozitës, të thirrur për siç kanë thënë kundër kapjes së shtetit. Haradinaj tha me këtë rast që opozita do të presë dy javë për realizimin e, siç tha ai, jo ultimatumit por kërkesave të qarta të opozitës.
Por Haradinaj tha se ky takim nuk do ta zbrapsë opozitën nga kërkesat e protestuesve. Sipas Haradinajt ftesa për kafe kishte ardhur nga bashkëluftëtarët e Sali Çekajt dhe se në takim ishte edhe Mustafa por kjo s’don të thotë që ai është tërhequr nga opozitarizmi ndaj Qeverisë./Gazeta Blic