Nga Kimete Krasniqi
Për Oliver Ivanoviçin, komplet qeveria e Ramush Haradinajt (më 2018) ka mbajtur 1 minutë heshtje.Ramush Haradinaj e ka ditur se Oliver Ivanoviç ishte i dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë…
i ka treguar edhe Albin Kurti që Oliver Ivanoviç ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve.
Lajmi për 1 minutë heshtje për Oliver Ivanoviçin m’u ka pas dukur…..sikur e kam pirë krejt kupën me helm…
dhe nuk jam qetësuar, dhe nuk do të qetësohem sa të jem gjallë!
Kryeministri Albin Kurti në vitin 2023 e përkujtoi Oliver Ivanoviçin si ‘njeri të mirë’ dhe të sinqertë – një kriminel serb që ka bërë ‘krime të mira’ dhe të ‘sinqerta’ kundër civilëve shqiptarë..
Ramush Haradinaj kriminelët serbë i ka futur në zyre, Albin Kurti i ka futur në zemër.
Nga zyrja dilet nëpër derë, nga zemra nuk ka rrugëdalje.
Mund ta kuptojmë botëkuptimin e Ramush Haradinajt për vdekjen – ai njeri nuk e merr seriozisht vdekjen e asnjë njeriu mbi këtë tokë – përveç të veten.
Mund të themi se Ramush Haradinaj ka qenë trim i fortë që në një moment ambicioz ka pasur nevojë të duket politikan ‘i butë’.
Ka zgjedhur të ‘zbutet’ me metoda kriminale….me takime dhe nderime të vrasësve të shqiptarëve.
Pse…kur ka mundur thjesht të zbutet ndryshe, me metoda të zbutjes.
Por si ta kuptojmë Albin Kurtin që në emër të shqiptarëve e nderoi dhe ia dha epitetin e ‘njeriur të mirë’ dhe të ‘sinqertë’ një serbi të dënuar për krime lufte dhe vrasje të civilëve shqiptarë!
Hajde, edhe për Albin Kurtin….mund të themi se është në kërkim të ‘serbëve të mirë’ dhe ‘ata’ po i gjen në varre, pra serb i ‘mirë’ për të është serbi i vdekur që ka vrarë shqiptarë, ‘me sinqeritet dhe mprehtësi’.
Mund të themi se kryeministri Kurti ka lajthitur,
mund të themi se ka pësuar metamorfozë,
qind për qind është duke përjetuar çrregullim
të tmerrshëm të personalitetit…dhe…nuk gabon, lirisht thuaj se Albin Kurti më nuk është normal….
por Vjosa Osmanin si ta kuptojmë!Çka thotë Presidentja për vrasjen e shqiptarëve në lagjen e Kovaçëve, shtëpitë e mbyllura me dry, që mbetën shkret aty….sepse Oliver Ivanoviçi kështu deshti.
Ne e kishim banesën në Veriun e thellë të Mitrovicës.
Kur përfundoi lufta, nga malet zbritëm në qytet.
Tek Ura e Ibrit, komandanti i paramilitarëve ‘Rojat e Urës’ – Oliver Ivanoviç na e zuri rrugën.
Nuk na lejoi të kalojmë Urën dhe na tha: ‘Gadno ste se varili….’.
Doli se krimineli kishte ‘të drejtë’.
Po. Jemi mashtruar.
Jemi zhgënjyer në mënyrën më të ndyrë të mundshme.
Prej shqiptarëve që e përdhunuan, e trafikuan, e shitën, e mohuan, e privatizuan Lirinë.
Nuk ka më keq, nuk mund të ketë tragjedi më të madhe se sa kur një shtet lëre që nuk i dënon vrasësit e civilëve shqiptarë, por – mban për ta 1 minutë heshtje, i përkujton dhe i shpall ‘njerëz të mirë’ dhe të ‘sinqertē’.
Pse ndodh kjo?Pse shqiptarët e humbën luftën në tavolinë?Çka po ndodh?
….diçka shumë e keqe po ndodh!Për çfarë arsye Albin Kurti zyrtarisht me video instalime i shpall kriminelë komandantët e UÇK-së, ndërsa paramilitarët serbë që me dhunë e me vrasje e kanë zbrazur Veriun nga shqiptarët, kanë keyer spastrim etnik, i kanë vrarë civilët shqiptarët – i shpall ‘njerëz të mirë’ dhe të ‘sinqertë’!
Pse kaq vrazhdtë dhe kaq direkt kryeministri Kurti bëhet me vrasësin?
A s’bën të jesh proserb në mënyrë më të fshehtë?Mund t’i rehabilitosh vrasësit serbë të civilëve shqiptarë duke mos i ndëshkuar, ama pse të duhet edhe t’i shpallësh ‘njerëz të mirë’ – të sinqertë, të mprehtë, të respektueshëm e të shenjtë!
Çka ka?
Kujt i ka boxh ky?
Kush janë këta njerëz dhe kujt i shërbejnë!
Kush është Albin Kurti?
Çka po ndodh?Albin Kurti e ka shfaqur hapur simpatinë për vrasësin e civilëve shqiptarë…
Kjo është e tmerrshme, dhe ky sigurisht që e ka një vurmak..
Po, Ti, çka ke Ti, sa i çmendur duhet të jesh TI të mos e kuptosh se qeveria Kurti e ka shpallur ‘njeri të mirë’, të sinqertë, të mprehtë dhe të respektueshëm’- serbin e dënuar për krime lufte dhe vrasje të civilëve shqiptarë!
Pse Ty vrasësi po të duket i mirë’!
Oliver Ivanoviç ua ka vë dryrin e i ka lënë shkretë shumë shtëpi shqiptare, kurse Albin Kurti ia ka vë dryrin shtetit të Kosovës.
as Amerikë
as kujtesë
as nesër
as shpresë
Kosova po zhbëhet
Po varfërohet
I ka humbur miqtë
Ka humbur çdo gjë
Liria e ka humbur kuptimin.
Ka mbetur vetëm urrejtja.
Dhe dëshira e zjarrtë Albin Kurtit që thotë:
‘Do të dëshiroja që kujtimi për Oliver Ivanoviçin të mbetet i gjallë’.
I pafytyrë!Kriminel!P.S. Më 14 prill 1999, në rrugën “Miladin Popoviq”, që në Mitrovicë njihet si rruga e “Kovaçëve”, tani “Ahmet Selaci”, dhe në rrugën për në Bair, Ivanoviç, duke vepruar si komandant i Stacionit në Mitrovicë në kuadër të MPB urdhëroi një grup policësh serbë të vrasin civilë shqiptare.