Ramush Haradinaj ftohet nga State Departamenti në Washington për Gjykatën Speciale!

17.04.2015 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ramush Haradinaj ftohet nga State Departamenti në Washington për Gjykatën Speciale!

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për një vizitë javën e ardhshme në Uashington. Ai pritet të takohet me zyrtarë të DASH për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Top Channel ka mësuar nga burime diplomatike në Prishtinë se, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do t’i kërkojnë Ramush Haradinajt, që të shohë mundësinë dhe t’i bindë deputetët e partisë së tij për ta votuar Gjykatën Speciale, e cila do të gjykojë krimet e pretenduara të UÇK-së.

Top Channel ka kontaktuar zyrtarë të lartë të AAK-së, por ata nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj vizite, me arsyetimin se kur ajo të ndodhë, do të dërgojnë njoftim zyrtar për mediet.

Kërkesa e Uashingtonit zyrtar, që Haradinaj ta mbështesë Gjykatën Speciale, vjen pak ditë përpara se Kuvendi i Kosovës të miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Për t’u siguruar se Kuvendi është gati të hyjë në procedurën e ndryshimeve, që i ka vlerësuar pozitive edhe Gjykata Kushtetuese, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar ndaras, këtë të premte, shefat e grupeve parlamentare.

Presidentja kosovare i ka njoftuar krerët e grupeve parlamentare për zotimet, që ka marrë Kosova për formimin e Gjykatës Speciale, ndërsa i ka ftuar që t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese, raporton gazeta blic.

Pas takimit me Jahjagën, përfaqësuesit e subjekteve të koalicionit qeverisës deklaruan votën pro formimit të gjykatës, me arsyetimin se, nëse Kosova nuk e voton atë, atëherë gjykata do të votohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën u shprehën kategorikisht kundër formimit të kësaj gjykate dhe thanë se do të votojnë kundër saj. Partia tjetër opozitare, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj nuk ka dhënë kurrfarë deklarate gjatë së premtes, pas takimit me Presidenten Atifete Jahjaga./infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur