Ramush Haradinaj e shpall fitoren nga Klina: Kurtit i vjen siklet atje se iu kujtohet ‘qebja’

E publikuar: 01/02/2025 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Për Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj e ka shpallur fitoren e koalicionit nga Klina, shkruan InfoSot.

Ai ka treguar se qytetarët dhe mbështetësit e koalicionit nuk i ka zëne salla në Klinë dhe shumë prej tyre mbështetjen po e vazhdojnë edhe jashtë.

Ramush Haradinaj nga Klina e ka thumbuar keq kandidatin e VV-së dhe kryeministrin aktual Albin Kurtin, duke iu thëne qytetarëve atje se ai e ka lënë rrugën për Dukagjin si në varrezë.

Madje Haradinaj ka treguar se Kurtit nuk ka qejf me ia përmend rezervat shtetërore dhe madje vihet në siklet kur ai vjen në Klinë se i kujtohet “qebja”, që sipas tij ai ka arritur kryeministrit me ia heq maskën.

Kandidati Ramush Haradinaj nder të tjera ka premtuar se do të ulë çmimin e energjisë për 20% dhe atë do ta bëjë për 2 vite e gjysmë. /InfoSot