Bashkëshortja e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëshorti i saj, është figura më e përshtatshme për të goditur shqiptarët, prandaj edhe është arrestuar.
Anita Haradinaj beson se shumë shpejt Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë.
Megjithatë, ajo thotë se shteti i Kosovës, duhet medoemos duhet të merret me listat që po i nxjerrin problem jo vetëm familjes Haradinaj, por shumë qytetarëve të Kosovës.
Ajo i hedh fajin institucioneve që nuk ka marrë hapa më herët për këto lista, madje duke thënë se nuk e di a është mos përgjegjësi e qeverisë, apo padituri.
Anita ka treguar në InfoBox të RTV Dukagjinit edhe për kontaktin e parë që ka pasur me bashkëshortin, pas lirimit të tij me kusht në Francë.