Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka injoruar spekulimet rreth transferimit të tij në Barcelonë.
Së fundmi kanë qarkulluar njoftime se gjiganti katalan është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për blerjen e tij në Camp Nou. Por, reprezentuesi uellsian ka insistuar se është i përqendruar tek skuadra e tij e tanishme.
“Këto janë gjëra që janë shkruar në gazeta. Jam i përqendruar në Arsenal dhe në triumfin e FA Cup. Lajme të tilla nuk ndikojnë tek unë”, deklaroi Ramsey para gazetarëve në qendrën stërvitore të Arsenalit.
“Jam i përqendruar në FA Cup, kjo është ajo që më përshtatet tani për tani”, u shpreh ai. Barcelona nuk ka të drejtë të realizojë përforcime deri në janar 2016.