Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se bota është shumë e interesuar për investime në Kosovë. Ai ka thënë se duhet përkrahur edhe investitorët e brendshëm pa marrë parasysh përkatësit politike.
“Ne duhet ta kuptojmë gjendjen tonë. Ndryshimi i gjendjes ekonomike është edhe ndryshim i gjendjes politike”, ka thënë ai në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.
Kelmendi është shprehur i zhgënjyer me përkrahjen qeveritare derisa ka thënë se planet e tij janë 154 milionë euro investime në Kosovë. Sipas tij nëse një proces ekonomik nuk jep rezultate duhet të ketë këshillime për interes kombëtar./Gazeta Tribuna/