Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi pas dorëheqjes nga PDK ka folur për takimin me Ramush Haradinajn e AAK’së, parti kjo nga e cila ai ishte larguar. Tha se nga ajo kohë ky ishte takimi i tyre i parë.
Nuk e mohoj një rikthim të mundshëm te kjo parti.
“E kam një respekt për Haradinaj, për të kam kontribuar dhe jam i lumtur për këtë. Ai është njeri i luftës. U ndava shumë i kënaqur nga ky takim. Publikisht kam thënë se nëse gjejë vend në impelmentimin e ideve të mija unë do të shkojë aty. Haradinaj e kishte bërë një kthesë pozitivisht ndryshe nga ajo çfarë e kam njohur unë ”, ka thënë Kelmendi në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel.



















