Fuad Ramiqi, ish ndihmesi i ministrit te Mbrojtjes se Qeverise Bukoshi ne egzil, Ahmet Krasniqi, tha ne emisionin Rrokum Roll se asht abuzue dhe asht ba ‘masaker’, si tha ai ai, me listat e veteraneve dhe atij i vjen turp qe ka qene pjese e perpilimit te ketyne listave. Arsyeja e zhgenjimit te zotit Ramiqi asht ‘masakrimi’ i tyne nga ana e komisionit per vleresim dhe sidomos adreson me emen dhe mbiemen kryetarin e komisionit, Agim Çekun.
Asht ba gabim i madh, tha Ramiqi, qe s’jane shti ushtaret e Forcave te Armatosuna te Republikes se Kosoves ne listata e veteraneve, sepse ata kane qene pjesemarres direkt ne lufte dhe e kane meritue kete tretman.
Ministria e Mbrojtjes e Qeverise ne egzil ka qene legale, nese bazohemi ne Kushtetuten e Kaçanikut, si i vetmi mekanizem i autorizuem per organizimin e luftes ne Kosove, tha Ramiqi.
Arrestimi im per terrorizem asht perdore prej pushtetit per me m’i marr vulat dhe arkivat e Ministrise se Mbrojtjes, tha ai.
Fuad Ramiqi kerkoi publikisht ne Rrokum Roll nga ish komandanti i FARK Rrustem Berisha me kallxue qysh e ka nenshkrue kete liste, ku kane mbete jashte zyrtaret kryesore te Ministrise. Nder te tjera, Ramiqi tregoi edhe per mosmarreveshjet e Ministrise se Mbrojtjes me zyren politike te Levizjes Popullore te Kosoves.