Ramadani për votat e VV-së për Listën Serbe: Patriotizmin e kanë me sezona

E publikuar: 10/02/2026 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burim Ramadani i AAK-së, ka reaguar për votat e Vetëvendosjes për certifikimin e rezultateve zgjedhore të Listës Serbe.

Ai ka thënë se VV-ja patriotizmin e ka me sezone.

“Kështu sikur sot i çojnë duart edhe saherë i ndajnë buxhet Listës Serbe (bashkë me partitë tjera!)”, ka thënë Ramadani.

“Patriotizmin e kanë me sezona! Mos u besoni! E kanë veç lojë”, ka theksuar ai.