Ramadani: MSh-ja ka siguruar vaksinat për mbrojtje ndaj kancerit të qafës së mitrës

E publikuar: 26/01/2024 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar për Shërbime Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë mbajtur tryezë diskutimi me temë parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Drejtori i IShKP-së, Naser Ramdani ka apeluar te të gjitha gratë që të përfshihen në vaksinim, dhe ta bëjnë PAP Testin.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksinat për mbrojtje dhe parandalim të kancerit të qafës së mitrës.

“Ministria e Shëndetësisë në rekomandim të Institutit Kombëtar ka siguruar vaksinat dhe nga shkurti 2024 fillon vaksinimi i vajzave 12-vjeçare për mbrojtje dhe parandalim ndaj kancerit të qafës së mitrës”, ka thënë Ramadani.