Ramadani: Dënimet e ulëta për vrasje po ndikojnë në rritjen e numrit të tyre

22.02.2016 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ramadani: Dënimet e ulëta për vrasje po ndikojnë në rritjen e numrit të tyre

Edhe pse viti që e lamë pas shënoi rënie në numrin e vrasjeve për 28.57%, megjithatë janari filloi me vrasjen e një 22 vjeçari nga Suhareka, raporton Indeksonline.

Ndërsa muaji shkurt u përcoll me dy vrasje dhe dy tentim vrasje, e sfidë të veçantë të sigurisë paraqet posedimi ilegal i armëve.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani tha për Indeksonline se numri i madh i vrasjeve dhe përdorimi i armëve të vogla, në përgjithësi, është një sfidë e madhe e ndërtimit të sigurisë njerëzore në Kosovë.

Sipas Ramadanit, në aspektin reagues Policia e Kosovës ka treguar suksese.

“Në aspektin operacional dhe reagues, Policia e Kosovës ka dhënë suksese të nivelit të caktuar. Por, ajo që është domosdoshmërisht e rëndësishme është qasja strategjike, programore, për reduktimin e dukshëm të posedimit ilegal të armëve deri në largimin e plotë të tyre. Pra, vlerësoj se në aspektin reagues, Policia ka pasur suksese, por këto paraqesin kryesisht një qasje ad-hoc. Duhet qasje strategjike” , tha Ramadani për Indeksonline.

Shembujt në shoqëri jepen kryesisht përmes ndëshkimit të së keqes. Edhe në rastin e vrasjeve, institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë duhet të ndërtojnë ambientin e ndëshkueshmërisë së lartë dhe efektive.

Për njohësin e çështjeve të sigurisë, kjo fatkeqësisht nuk është në nivelin e duhur as në rastin e vrasjeve dhe hiq e më hiq në rastet e posedimit ilegal të armëve.

“Dënimet nuk janë në përputhje me dëmin që shkaktohet në shoqëri. Në asnjë variant, logjikat e vetëmbrojtjes nuk janë ndihmuese, nuk janë të dobishme dhe aq më pak ligjore” , tha Ramadani.

Sipas Ramadanit, janë tri elemente kryesore që po ndikojnë në shtimin e vrasjeve.

“Kryesisht, mendoj, janë tri elemente. Së pari, numri i madh i posedimit ilegal të armëve në duart e qytetarëve. Së dyti, mungesa e qasjes strategjike për largimin e këtyre armëve. Dhe, së treti, dënimet jo proporcionale, përkatësisht dënimet e ulëta për vrasjet dhe pothuajse mungesë e plotë e dënimeve për posedim ilegal të armëve” , tha Ramadani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive