Ramabaja për Borrellin: Ai është Sinan Hasani i Spanjës, s’guxon të shkojë as në katund të vetin

E publikuar: 26/06/2023 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti në emisionin Pressing të T7, Sadri Ramabaja e ka krahasuar Josep Borrellin si “Sinan Hasani i Spanjës”, një ish-diplomat shqiptar në Jugosllavi.

Kjo pasi, Ramabaja tha se “as Borrelli nuk mund të shkojë në fshatin e tij në Katalunijë”.

Sipas tij, diploamcia evropiane nuk e ka dënuar si duhur kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.

“Ai është diplomat, diplomat karriere. Unë e kam quajtur Borrellin Sinan Hasani i Spanjës. Ai nuk guxon me shku në katun të vet në kataluni, një rrugë që e kish pas emrin e tij ia kanë larguar”.

“Ai do të duhej që kidnapimin e tre policëve, diplomacia ta dënonte si akt të terrorit shtetëror. Ka pasur një përpjekje që të zbutet me mocionin arrest”, ka thënë ai. /Gazeta Express