Ramabaja: Nja 4-5 komandantë milionerë i kanë hedhur hije të keqe UÇK-së

E publikuar: 26/03/2024 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Sadri Ramabaja tha se disa komandantë milionerë i kanë hedhur hije të keqe UÇK-së.

“Milionerët komandantë, nuk po flas për 100, por 3-4-5 komandantë milionerë i kanë hedhë hije të keqe UÇK-së dhe ne do të duhej që ta bëjmë ndarjen mes komandantëve individualë dhe UÇK-në ta ruajmë”, tha Ramabaja në Pressing.

“Përpjekja për ta përvetësuar ose fyer është njëkohësisht e dëmshme, UÇK do të duhej t’ia lëmë historisë…”, u shpreh ai.