Opinionisti Sadri Ramabaja, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar rreth marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë, lidhur me dokumentet e identifikimit që do të njihen respektivisht në kufi.
Ramabaja përmes këtij postimi krahason Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me Gjergj Kastriotin Skenderbeu duke thënë se ”Beteja e Prishtinës me Portën e Lartë, alias Beogradin, i ngjet asaj të vitit 1444 që kishte Skenderbeu me Sulltan Muratin e II-të”.
Ai në mes të tjerash thekson se marrëveshja e arritur për dokumentet e udhëtimit është arritur falë insistimit të Kryeministrit Kurti.Postimi i plotë.
Restaurimi i reciprocitetit garanton barazi e dinjitetDerisa kryeministri Kurti po përballej me presidentin serb Vuçiq në Bruksel dhe delegacionet e diplomacisë perendimore këtu në Prishitnë, ndërkaq dikasterët e qeverisë po bëheshin gati për realizimin pa burbujë të vendimeve të qeverisë nga 1 shtatori, sot, në orët e pasdrekës përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, njoftoi se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës. Tashmë, pohon Borreli, ka një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në këtë drejtim.
“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së”, ka shkruar Borrell në Twettr-in e tij.Reciprociteti ashtu siç ishte premtuar edhe gjatë fushatës elektorale nga ana e VV, bëhet fryma e zgjidhjeve parimore në relacionet Kosovë-Serbi.
Beteja e Prishtinës me Portën e Lartë, alias Beogradin, i ngjet asaj të vitit 1444 që kishte Skenderbeu me Sulltan Muratin e II-të. Derisa Gjergji ynë kishte marrë nën kontroll qytetin e Sfetigradit, që do t’i shërbente si pikë vrojtuese në lindje të Arbërisë, ai njëkohësisht detyrohej t’i kushtonte rëndësi të veçantë edhe menaxhimit të xhelozisë së princërve shqiptarë dhe smirës së tyre tek shihnin ngritjen e Shtetit të Arbërit nën flamurin e Gjergjit!
Duke i përcjellë reagimet e opozitës në Prishitnë, e sidomos zgjatimit të saj – BSPK-së, që aq shumë tashmë i ngjet kartelave të krimit, nuk ka se si të mos kthehet ora e historisë në motin 1444, atbotë kur po fillohej ngritja e Shtetit Shqiptar.
Aleanca e selitur me Perendimin dha rezultatet e mira që garantojnë RECIPROCITETIN në raport me Serbinë. Me këtë akt Republika garanton kalimin nga pozicioni i inferiritetit që kishte në tavolinën e bisedimeve dhe imponimit të asimetrisë në dialog, në atë të barazisë.
Marreveshja e arritur per dokumentet e udhetimit megjithatë, është produkt i thellimit të bashkëpunimit në relacionin Prishtinë-Uashington dhe kjo falë insistimit të Kryeministrit Kurti.
“Restaurimi i Brankoviqit” alias Vuçiqit në krye të Serbisë, nën varësinë e BE-së, duke marrë garancione se ajo, pra Serbia, do të shërbejë si garancë sigurie mes interesave ruse de neootomane dhe BE-së, në planin afatgjatë nuk mund të tregohet i sukseshëm. Serbia nuk paraqet kurrfarë garance për largimin e plotë të ndikimit rus e as atij neootoman në Europën Juglindore.
Vetëm konsolidimi i Republikës së Kosoëvs dhe kalimi gradual në Federatën Shqiptare, është garancë e plotë që mbanë larg ndikimin rus dhe rikthen kufijtë e civilizimit perendimor.