Rama, Vucic do të nënshkruajnë protokollin për autostradën

E publikuar: 30/05/2015 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projekti i autostradës Nish-Merdare –Prishtinë-Tiranë –Durrës do të kushtojë rreth 1 miliardë euro.

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë Edi Rama dhe Aleksandar Vucic brenda 15 ditësh do ta nënshkruajnë protokollin për realizimin e projektit të autostrdës Durrës-Nish. Kështu ka deklaruar Ministrja serbe e Infrastruktrës Zorana Mihajlovic.
Ajo ka thënë se projekti i autostradës Nish-Merdare –Prishtinë-Tiranë –Durrës do të kushtojë rreth 1 miliardë euro, raporton Gazeta Express.

“Serbia dhe Shqipëria tash e 6 muaj janë duke punuar rreth kësaj dhe jemi duke i përgatitur projektet të cilat dy Kryeministrat do ti prezantojnë në Vjenë gjatë muajit gusht”, ka thënë Mihajlovic.

Ajo ka theksuar se kjo autostradë do të jetë e rëndësishme sepse e lidhë rajonin, veçmas për Serbinë e cila do të sigurojë dalje në det nëpërmjet Shqipërisë.

Ajo ka thënë se stabiliteti politik është kush për realizimin e këtij projekti. /GazetaExpress