Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Euronews Albania mëson se takimi do të zhvillohet në kompleksin presidencial në Ankara. Takimi i parashikuar është publikuar edhe në faqen e presidencës turke.
Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet midis dy liderëve.
Rama dhe Erdogan kanë miqësi mes tyre. Ndërkohë nuk ka munguar edhe ndihma e Turqisë për procesin e rindërtimit, ku është financuar ndërtimi i 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit për familjet që humbën shtëpitë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Së fundmi, Shqipëria pritet të marrë edhe dronë inteligjentë nga Turqia.
“Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.