Një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka vlerësuar kryeministri Edi Rama vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe takimin me presidentin Obama.
Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës pak para këtij takimi, kreu i qeverisë shqiptare tha se vizita në Shtëpinë e bardhë në Washington përbën një moment kyç për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.
“Është një kulmim që nuk ndodh çdo ditë pasi vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm duke e vënë thekson në ato ika që janë me rëndësi të përbashkët strategjike. Pra unë marr si një moment të një rëndësie të veçante për vendin tonë, pasi kjo është një marrëdhënie shumë speciale dhe sigurisht që vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon, dhe për rolin e Shqipërisë në Rajon”, u shpreh kryeministri.