Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Kosovën e Serbinë për arritjen e marrëveshjes për lëvizjen e lirë pa dokumente hyrëse-dalëse.
Rama tha se uron që ky zhvillim ta çoj dialogun në një nivel të ri, në mënyrë që të mos humbet kohë e energji për arritjen e gjërave, siç i quajti ai, “kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”.
Kujtojmë se sot Kosova e Serbia arritën marrëveshjen që në asnjërën anë të mos ketë dokumente hyrëse – dalëse për qytetarët gjatë kalimit në kufi.