Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama, në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk po liberalizon vizat me Kosovën edhe pse ka përmbushur kushtet, sipas tij.
Rama u shpreh se arsyeja nuk gjendet në Kosovë, por arsyeja është në Evropë, në politikën e brendshme të BE-së, të vendeve të ndryshme.
Rama: Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull që ende ndalohet të lëviz lirisht si gjithë të tjerët, pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë çdo shtet para se të marr liberalizimin e vizave. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, në ndonjë paaftësi për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Evropë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave qeverisëse, ky nuk është turp, turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë.