Rama – Trumpit: Jack Smith që iu përndoqi juve, e ndaloi Thaçin në mënyrë brutale të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë

E publikuar: 19/02/2026 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij në takimin që po mbahet në Bordin e Paqes, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të reagojë lidhur me Gjykatën Speciale.

Rama gjatë fjalës së tij, ka thënë edhe se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte ndaluar të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë në ‘’mënyrë brutale’’, gjë e cila ishte bërë nga prokurori Jack Smith, përcjell Gazeta Express.

Për këtë të fundit, Rama ka theksuar se është i njëjti që e ka përndjekur edhe presidentin Trump.

‘’Me lejoni të tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë së kurrë drejt një marrëveshje paqeje. Presidenti i Kosovës, që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale, për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump, dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump, dhe për këtë u bë i famshëm botërisht’’, ka shtuar ai. /Express