“Një lajm tronditës”, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama ndarjen nga jeta të analistit Andrea Stefani.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka shprehur hidhërimin e tij për vdekjen e figurës së njohur të shtypit shqiptar.
“Një lajm tronditës për humbjen e madhe të një njeriu e patrioti të mirë, gazetar i pakompromis e qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund! Lamtumirë Andrea Stefani”, është shprehur Rama.