Rama takohet me Zelenskyn në Moldavi, zbardhen detaje nga takimi

E publikuar: 01/06/2023 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski , janë takuar sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Moldavi.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas përmes një postimi në Twitter, ku thekson se i falenderoi kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelensky në Twitter.