Rama: Super punë është duke u bërë në terren, jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër

E publikuar: 05/09/2023 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Perparim Rama

Perparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është duke u bërë super punë në terren, falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë.

Rama ka thënë se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e të cilave është 55 milionë euro, raporton Express.

Sipas Ramës, këto shifra tregojnë se janë në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.

“Një rritje prej 43% i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33.  Gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove.  Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më pare”, ka shkruar Rama.