Rama: Shqipëria e shqetësuar seriozisht për sulmin në Poloni, shprehim suportin tonë0

E publikuar: 15/11/2022 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama

Albania’s Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin e dyshuar të Rusisë në Poloni mbrëmjen e sotme, ku dy raketa përfunduan në Poloni duke i marrë jetën dy personave.

Rama, përmes një statusi në Twitter, shpreh shqetësimin e Shqipërisë në lidhje me sulmin dhe I ofton Polonisë mbështetje të plotë.

Dy raketa me gjasë ruse të nisura drejt Ukrainës, kanë përfunduar në territorin e Polonisë duke vrarë dy persona.

Ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët e shtetit anëtar të NATO-s, por kryeministri polak Mateusz Moraëiecki mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të “situatës urgjente”, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe presidenti Andrzej Duda. Edhe pentagoni ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në lidhje me rastin.