Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).
Kryetari Përparim Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata që nuk e respektojnë këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.
Për herë të parë në Kosovë, Kryeqyteti ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction)
Të gjithë shoferët janë të obliguar që:
Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit!
Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku!
Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro.

















