Në komunikimin e tij javor me qytetarët kryeministri Edi Rama në komunikimin foli mbi raportin e Guardia di Finanza të publikuar pak ditë më parë në lidhje me kanabisin në Shqipëri.
Rama tha se sipas raportit të Guardia di Finanza 99.8% të parcelave të fotografuara u shkatërruan nga policia.
Sipas Ramës këtë vit u mboll 35% më pak se në vitin e fundit të qeverisë së vjetër dhe u shkatërruan 92% më shumë sesa në vitin më të suksesshëm të qeverisë së vjetër” thotë ai.
“Avioni fotografik i Guardia di Finanza përfundoi misionin në Shqipëri. Këtë vit u kryen më shumë dhe u regjistruan një shifër rekord në këto tre vite i forcës reaguese, 99.8% të parcelave të zbuluara u shkatërruan.
Nuk e them unë as policia, por Guardia Di Finanza, një trupë e njohur botërisht. Këtë luftë e fitoi bindshëm policia. Nuk e fituan as trafikantët as atropolantët e kazanit.
Këtë vit u mboll 35% më pak se në vitin e fundit të qeverisë së vjetër dhe u shkatërruan 92% më shumë sesa në vitin më të suksesshëm të qeverisë së vjetër në 2013.
Sipas Guardias fara e përdorur këtë vit rritet më shpejt, kjo ka bërë që sasi e prodhimit të jetë 6 herë më e ulët, edhe pse sipërfaqja ka qenë më e madhe se viti i kaluar.
Bazuar në fakte, në shifrat objektive duhet të jemi të gjithë krenarë për punën e vështirë që ka kryer policia.
Ndërkohë që vazhdon paralelisht edhe në këtë fushë, lufta kundër fakteve e cila është bërë linjë mode e shëmtuar ku top modeli është Saliu i ndjekur nga drejtori i PD, analistë dhe portalistë që sfilojnë çdo ditë.
Raporte sekrete të fabrikuara dhe shifra të montuara për të krijuar pasiguri dhe konfuzion dhe për të bërë gjithçka pis me baltë.
Nuk kam qenë dhe nuk do të jem më atë që është bërë, se më shumë mbeten për tu bërë.
Por jam krenarë që çka kemi bërë për ta vendosur shtetin mbi një bazë solide në çdo sektor nuk e ka çuar në mend PD dhe jo ta bëjë.
Edhe për sa i përket temës, askush nuk guxoi të hapte luftën ndaj kanabisit nga Lazarati.
Më pak se 10 vite më parë si ministri i Brendshëm, Basha vizitonte Lazaratin dhe përgëzonte ata që kultivonin kanabisin, i quante aleatë të qeverisë kundër drogës.
Apo kur Berisha deklaronte se për Lazaratin kishte një qëndrim politik në favor të mbjelljes së ai komunitet kishte vuajtur, apo faktet që mbaheshin sekret.
Guardia nuk u lejua ti afrohej Lazaratit. Lufta ndaj kanabisit vazhdon. Nëse policia e ka luftuar me sukses, 99.8% të prodhimit, jemi akoma larg shkatërrimit të rrënjëve të fenomenit.
Mos humbisni kohë duke kultivuar kanabis se nuk u lejon kush ta gëzoni prodhimin. Të zhvillojmë politika parandaluese. Kam besim se ashtu sikur në çdo fushë do t’ia dalim me vizion dhe vendosmëri.
Kjo fushë është fusha më e përshtatshme për ta mbyllur duke thënë ‘qentë le të lehin, karvani do ecë përpara”, ka shkruar Rama.