Rama: Serbisë i nevojitet magjia të hynë në BE para Shqipërisë

E publikuar: 21/03/2018 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri shqiptar ka deklaruar për “Poltico” se Serbia me siguri nuk do të jetë anëtare e BE-së para Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së para Shqipërisë, duke vlerësuar se Beogradit i nevojitet të ndodhë ndonjë magji, gjë që nuk do të ndodh.

Rama ka përkujtuar se Komisioni Evropian e ka caktuar Serbinë, si vend me popullatë më të madhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe fqinjin e saj më të vogël Malin e Zi, si favoritë në procesin e hyrjes në BE, dhe ka publikuar se këto dy vende, të cilat tashmë gjenden në mes të negociatave për anëtarësim, mund të hyjnë në BE deri në vitin 2025.

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë se muajt e ardhshme do të marrin dritën e gjelbër për fillimin e negociatave mbi anëtarësim, gjegjësisht se këto dy vende presin që Komisioni do të publikojë në prill se ato i kanë plotësuar kriteret dhe më pas në Këshillin Evropian të liderëve nacional në qershor do të vendoset se a do të miratohet fillimi i negociatave, transmeton Insajderi.com.

“Ne besojmë fuqishëm se raporti i Komisionit do të jetë pozitiv. Sa i përket Këshillit, kjo është luftë deri në sekondën e fundit pasi duhemi t’i bindim të gjithë se miratimi është një gjë e drejtë të cilin duhet të bëjnë”, ka thënë Rama.

“Politico” pretendon se edhe pse Serbia ka përparësi fillestare, Rama parasheh se ajo nuk do të hyjë në BE para vendit të tij, para se gjithash për atë se Beogradi duhet të vendosë për një çështje shumë të ndejshme siç është çështja e marrëdhënieve me Kosovën.

“Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE para Shqipërisë. Kjo është diçka që e dimë me siguri. Serbia duhet ta kalojë njohjen e dhembshme të Kosovës, ose së paku zgjidhjen e problemit të Kosovës. Unë mendoj fuqishëm se për këtë duhet të ndodhë një magji – gjë që nuk do të ndodhë – në mënyrë që ata të hyjnë në BE para nesh”, ka vlerësuar kryeministri Rama./Insajderi.com