Rama: Secili qen që adoptohet do të jetë i pajisur me mikroçip

E publikuar: 28/08/2023 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga dita e hënë ka filluar adoptimi i qenve endacakë në kryeqytet.

Ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se secili nga qentë që adoptohet, do të jetë i pajisur me mikroçip dhe do ta ketë numrin e shënuar në kontratë.

“Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar Rama.