Rama reagon pasi Kurti lëshoi pe për Ligjin për të Huajt: BE t’ia heq masat Kosovës, të shtyhet përpara aplikimi për BE

E publikuar: 14/03/2026 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Qeveria Kurti ka rënë dakord me BE-në për të gjetur një modalitet që shtynë implementimin strikt të Ligjit për të Huajt.

Rama ka thënë se Shqipëria e mirëpret një bashkëpunim të tillë mes Kosovës dhe BE-së dhe sipas tij, shpërbërja e strukturave paralele s’është punë e lehtë.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se BE duhet të tregojë të njëjtin guxim duke hequr masat ndaj Kosovës dhe duke shtyrë përpara aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

“Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të tregojë të njëjtën guxim dhe të heqë masat ndëshkuese, të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, ka shkruar Rama.