Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se Evropa ka nevojë për shqiptarët, aq nevojë sa ç’kanë shqiptarët për Evropën.
Rama theksoi se bashkimi kombëtar po ndodh me mjete të shekullit XXI.
Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova çdo ditë e më shumë po afrohen mes vetes.
“Ajo që ne kemi filluar vjet në Prizren dhe çka kemi vazhduar sivjet dhe çka në fakt është puna e çdo dite me Qeverinë e Kosovës është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit 21 në funksion të një Bashkimi Europian që do të jetë i plotë, duhet t’jetë i sigurt dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe shprehje përfundimtare e projektit të paqes”, tha Rama në emisionin ‘Zona B’ në Klan Kosova.
Rama tha se nëse BE nuk i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor, do të lërë vend për folklorizma në këtë pjesë të Evropës./albeu.com/