Pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Edi Rama.
Siç e ka zakon, Rama doli deri te shkallët e kryeministrisë për ta pritur mikun nga Prishtina, me të cilin u përqafua ngrohtësisht.
Më pas erdhi radha e prezantimit të stafit që shoqëronte Thaçin.
Por ajo që ra në sy ishte takimi i Ramës me një prej këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, Adri Nurellari.
https://vid.me/9Irh
Siç duket edhe nga video, Rama me Nurellarin nuk patën vetëm shtrëngim dore, por edhe përqafim.
Për ata që nuk e njohin, Nurellari ka qenë një prej kundërshtarëve të Ramës në vitin 2005 kur pranoi të bëhej këshilltar i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.