Rama për veriun e Kosovës: Mund të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit

E publikuar: 11/07/2023 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama Photo: LSA.

Edi Rama Photo: LSA.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se çka po ndodhë në veriun e Kosovës është rrezik që të hapet një konflikt.

Kështu është shprehur Rama në një bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo.

Kryeministri shqiptar potencoi se në veri është ngritur një palë e tretë që sipas tij, janë grupet ekstreme, njofton Klankosova.tv.

Ai shton se edhe çështja e Kosovës duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si Ukraina, ani se konflikti atje është më i madh.

“Unë jam shumë i rehatuar nga fjala e Presidentit Biden sot në Këshill, Ballkani Perëndimor, sot në lidhje me sigurinë ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi të Ukrainës, nuk aq i vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme, ajo çka po ndodhë është shumë e rrezikshme me pjesën e veriut të Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit teksa lehtësimi i BE-së punon me dy palët me Prishtinën dhe Beogradin ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri të Kosovë, që është krijuar ndër vite si vend parajse për aktivitet kriminale, trafikimit të drogës, armëve, prodhimit të kriptovalutave”, u shpreh Rama.

“Prandaj mendoj është koha që të kombinojmë të tashmen, këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja, këtë rrugë diplomatike me një qëndrim më të fortë të NATO-s përmes KFOR-it”.