Rama për Gjykatën Speciale: Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit

E publikuar: 22/09/2025 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama Photo: LSA.

Edi Rama Photo: LSA.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga dita e parë është shprehur kundër Gjykatës Speciale.

Kryeministri Rama tani ka nisur edhe të tallet me këtë gjykatë.

Rama ka publikuar një video të një dëshmitarit kundër krerëve të UÇK-së, e i cili para turpit gjykues e pranon se ka vjedhur gjatë kohës së luftës.

“Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit…”, ka qenë përshkrimi që Rama i ka bërë kësaj videoje.