Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti sot një fjalim gjatë prezantimit të librit të diplomatit amerikan Christopher Hill.
Rama tha se Hill ka lënë shenjë te të gjithë ata që e njohin duke e falënderuar për atë që ai ka bërë.
“Pyes veten si mund ta bëjë dikush punën e të qenie personi më i rëndësishëm në vend, pra kushto që ka qenë ambasador amerikan. Të qenit ambasador amerikan në Shqipëri është puna më e mirë pas të qenit president në Amerikë. Me shumë distancë, me mjaft kujdes kur dëgjon. Kisha mundësinë ta njoh shumë më vonës sesa ai më njihte ai mua, dhe kjo është gjëja e mirë e amerikanëve sepse ti mund mos i njohësh por ata të njohin ty. Nuk është kudo e lehtë siç është në Shqipëri.”
“Unë do të doja vetëm që të falënderoja rektori dhe këdo tjetër që më bëri këtë nder për të më dhënë mundësinë për të ndarë disa nga mendime e mia në këtë ngjarje. Nuk e ka lexuar librin, por do e lexojë dhe do të flas publikisht për të. Nëse kthehesh dhe je i interesuar për të bashkëbisedim më të gjatë rreth librit do isha i lumtur ta bënim bisedën dhe t’ju ngacmoja me disa pyetje. Më lejoni ta përmbyll me një citim që është këtu dhe është e përzgjedhur. Chris, faleminderit shumë për atë që je përpjekur të bësh, të takon ty që të vendosësh se sa i suksesshëm je. Ke lënë shenja te të gjithë që ka të kanë takuar”, u shpreh Rama, transmeton tch.
















